Tashmë është zyrtare: Valencia Atalanta në Uefa Champions League dhe Inter Getafe në Uefa Europa League do të luhen pa tifozë javën e ardhshme,

Lajmi ështgë konfirmuar nëpërmjet një komunikate të Uefa-s.

Vendimi, sipas këtij institucioni, ka ardhur si pasojë e emergjencës nga semundja e koronavirusit dhë masave të ndërmarra nga qeveria e Italisë dhe Spanjës.

Ndeshja e parë që do të luhet pa tifozë është ajo e të martës në mbrëmje në Mestaja. Valencia pret Atalanten në duelin e kthimit të 1/8 të champions league pasi ndeshja e parë në San Siro u mbyll 4 me 1 përe bergamasket. Tifozët e Atalantes që jetojnë në një nga zonat më të prekura në Itali nga COVID-19 nuk mund të udhëtonin në Spanjë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit e po ashtu është para e arsyeeshme që të mos ketë as tifoz spanjoll duke qënë se edhe në këtë vend janë shënuar disa raste me koronavirus. Të enjten pastaj Inter dhe Getafe do të luajnë ndeshjen e parë të 1/8 të uefa europa league në San Siro pa tifozë. Për zikaltrit kjo do të jetë hera e dytë që do të provojnë të luajnë në pak ditë në Europë pa shijen e publikut pasi këtë gjë e bën edhe ndaj bullgareve të Ludogorets.

Me shumë gjasë edhe sfida Juventus Lyon e 17 marsit do të luhet pa tifozë në Champions League mirëpo për këtë pritet ende vendimi zyrtar I Uefa-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *