UEFA përzgjedh ekipin ideal

Ndërkohe që Champions League sapo ka përfunduar, UEFA ka përcaktuar edhe 18 lojtarët më të mirë që do përbënin ekipin ideal të këtij edicioni të jashtëzakonshëm që u mbyll me triumfin e Real Madrid. Nga 18 futbollistë në total të përzgjedhur, 11 si titullarë dhe 7 stoli, Real Madrid është dominues me 8 futbolliste. Bëhet fjalë për Varan, Serxho Ramos, Marselo, Modric, Kasemiro, Kros dhe Kristiano Ronaldo.
Nga ana tjetër, Liverpuli finalist prezantohet me 3 lojtarë në ekipin ideal të sezonit pikërisht Salah, Firmino dhe Van Dajk. Bayerni i Mynihut, gjysmefinalist nuk mund të mungonte pasi ka dy lojtarë, Kimih dhe Hames Rodriges, ndërsa Roma e cila u eliminua gjithashtu në gjysmëfinale ka dy lojtarë në këtë përzgjedhje te UEFA-s, portierin Alison dhe sulmuesin Xheko.
Nga Juventus është përzgjedhur vetëm Kielini, ndërsa mungesa e madhe nga bardhezinjte është portieri Buffon. Nuk mund të mungonte ne 18 më të mirët e edicionit të Uefa Champions League, i zakonshmi Leo Messi.
Ecco la Rosa della Stagione di #UCL ?
Ci sono anche @Alissonbecker e @EdDzeko della @OfficialASRoma e @chiellini della @juventusfc ??
Siete d’accordo? pic.twitter.com/oQwgFVXMkG— La UEFA (@UEFAcom_it) May 27, 2018




