UEFA ka hapur një hetim për festimin e Cristiano Ronaldo-s në duelin e kthimit në Torino mes Juventus dhe Atletico Madrid për Uefa Champions League.

Ylli portugez shënoi 3 gola në atë përballje duke i siguruar kualifikimin skuadrës së tij në cerekfinale.

Në një nga festimet e golave, Ronaldo impitoi trajnerin Simeone I cili kishte bërë gjest të njëjtë në fitoren e parë të Atleticos në Madrid.

 

Pas takimit të parë Simeone u gjobit 20 mijë euro.

Pritet që një dënim thuajse I njëjtë të rezervohet edhe për Ronaldon ndonëse klubi spanjoll kërkoi ndeshje pezullim për bomberin portugez.

Vendimi për këtë rast do të jepet me 21 mars, sipas njoftimit të UEFA e cila po e heton Ronaldon për veprime të pahijshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *