E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Uefa “ndërron mendje”: Finalja e Champions me tifozë?!

Ilustrim · Vizion Plus

Mbledhja e komitetit ekzekutiv në program në datën 17 qershor , mund ti japë fund dilemave në lidhje me programin e rinisjes se Champions League. Formati, datat dhe vendi ku do luhet pjesa e mbetur e champions league, janë detaje që mund të marrin zgjidhje në mbledhjen e 17 qershorit.Në ditët e fundit Bild, ka folur për një format me sistem grumbullimi në Lisbonë nga cerekfinalet deri në finale. Mirëpo  Uefa ka në mendje një tjetër plan që rikthen në vëmendje Stambollin, vendi ku pa krizen e Covid-19, duhet të luhej finalja e madhe. Uefa po mendon që finale ta luajë me tifozë, kuptohet jo me stadiumin plot, por me tifoze që duhet te kalojnë disa teste sigurie sanitare, por edhe distancën në shkallët e stadiumit. Nëse ndodh kështu, Stambolli rikthehet të jetë opsion kryesor e pas tij, Madridi me stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh