Uefa ka shtyre mbledhjen e komitetit ekzekutiv duke hequr në këtë mënyrë edhe ultimatumin drejt federative europiane mbi rifillimin e kampionateve që ishte pikërisht 25 maji.

Komitetit ekzekutiv nuk do të mblidhet në fund të muajit maj por në datën 17 qershor. Mediat sportive Europiane referuar burimeve nga Uefa-s, bënë të ditur se kjo është një amnisti për federatat europiane që t’iu japin 3 javë më shumë kohë për planin e rinisjes duke qenë se vende si Spanja, Anglia e Italia kanë ende problem ne këtë drejtim.

Ndërkohë Presidenti I Uefa-s, Ceferin ka bërë gati planin B te mbylljes se Uefa Champions League në muajin gusht, plan që do të hyje në fuqi nëse do të ketë vonesa në mbylljen e sezoneve.

Plani B, parashikon zhvillimin e ndeshjeve të kthimit të 1/8, ndërsa çerekfinalet do të luhen në fushën e ekipit me koeficentin me të mirë në Uefa. Më pas 4 ekipet gjysmëfinaliste do të grumbullohen në Stamboll, ku dy gjysmëfinalet do të luhen me tek ndeshje në të njëjtën ditë dhe finalja katër ditë më parë.

Ky projekt parashikon që në total të luhen 11 takime deri në shpalljen e fituesit të champions league nga 17 që kanë mbetur për tu luajtur me sistem vajtje ardhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *