Pas ndeshjeve të luajtura gjatë këtij muaji të vlefshme për kualifikatoret e Botërorit 2018, UEFA ka komentuar mbi performancën e Shqipërisë,si jo shumë të lartë.”Shqipëria nuk mund të cilësohet më një surprizë e futbollit europian”, ka qenë komenti i UEFA-s në lidhje me paraqitjen e kombëtares shqiptare.Sipas UEFA-s,skuadrat si Uellsi, Irlanda e Veriut, Islanda dhe Shqipëria ishin në pikëpyetje nëse do të ruanin të njëjtin ritëm dhe nëse do të kishin të njëjtën paraqitje mbreslënëse si në Euro 2016.

“Shqipëria ka regjistruar dy fitore në tre ndeshje të Grupit G dhe nëse zhgënjehet se ka një pikë diferencë nga Spanja dhe Italia kryesuese,ky është treguesi sesa shumë ka ecur”.

Pavarësisht humbjes ndaj një gjigandi të futbollit botëror si Spanja,Kombëtarja duhet të mbledhi forcat për t’u fokusuar tek testi i radhës ,ai ndaj Izraelit më 12 Nëntor, ku kuqezinjtë synojnë të konsolidojnë pozitat si skuadra e tretë e grupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *