Kjo e martë shënon një muaj që nga projektimi i Superligës Europiane , por telenovela e kësaj historie vijon të jetë prezente  në disa klube. Barcelona , Juventus dhe Real Madrid sipas Uefas nuk janë tërhequr ende zyrtarish nga kjo garë edhe pse qeveria e futbollit europian i ka vendosur disa herë ulitimatumin klubeve.

Një intervistë për mediat,  këshilltarja e Uefas , Evelina Kristilin e njohur dhe si një tifoze e cmendur e Juventus tha se këto ekipe duhet të veprojnë sa më parë pasi në rast të kundër pasojat nuk dihen :

 

 

EVELIN KRISTLIN -KËSHILLTARE E UEFAS

 

” Për klubet pjesëtare të UEFA-s ka një urdhër sportiv, një lloj kontrate mund ta quajmë. Dhe kush qëndron jashtë saj, nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet UEFA. Prandaj, Anjeli bën mirë që të heqë dorë nga ideja e Super Ligës dhe ta mbyllë këtë çështje . Nuk e di se si do të shkojë sprinti Champions në Itali, por ajo që dua është që lufta mes UEFA-s dhe Juves, Realit e Barçës të mbarojë sa më shpejt. Tashmë, dosja kundër tyre është përpiluar dhe nuk e di se si do të përfundojë beteja në gjykata. Por, nëse këto 3 klube nuk heqin dorë, atëherë unë kryqëzoj gishtat, por dënimet mund të jenë shumë të rënda”

 

 

Kristlin foli edhe për mardhënien që Uefa ka me Anjelin , presidentin e Juventus dhe njëkohëhësiht një nga inisiatorët e superligës europiane .

 

EVELIN KRISTLIN -KËSHILLTARE E UEFAS

 

”Andrea Anjelin kam kohë që nuk e kam dëgjuar, përveç një mesazhi urimi që ai më dërgoi për relacionin tim në FIFA. Gjithsesi, edhe pse me zemër në dorë, duke qenë se të gjithë e njohin tifozllëkun tim për Juventusin, unë konfirmoj edhe njëherë tjetër mendimin që kam dhënë disa javë më parë.”

 

 

Superliga europiane u krijua si një turne ku do të merrnin pjesë 12 klubet më të mira europiane nga e cila fitimet ishin  maramëndëse,  por kjo gjë nuk u aprovua aspak nga tifozët e klubeve .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *