Uefa ka vendosur që kampionati europian të zhvillohet vitin e ardhshem nga 11 qershori deri ne 11 korrik 2021.

Pas një të marte shumë të ngjeshur ku Uefa diskutoi nëpërmjet video-konferencave me 55 federatata europiane të futbollit, drejtuesit e ligave, shoqatat e klubeve dhe lojtarëve dhe aktore të tjerë të këtij sporti, Uefa në mbledhjen e komitetit ekzekutiv vendosi zyrtarisht të shtyje më nje vit këtë kompeticion të madh për shkak të emergjencës dhe situatës së vështirë në kontinentin e vjeter nga koronavirusi.

Euro 2021 do të nisë në Romë më 11 qershor dhe mbyllet në Uembli të Londrës me 11 korrik. Në të njëjtat data do të luhet edhe Kupa e Amerikes, edhe ajo e programuar për tu luajtur në verën e këtij viti.

 

Bashke me shtyrjen e europianit eshtë rëne dakort edhe për disa pika të tjera  spostime kalendarësh për sfida të ligës së kombeve të edicionit të fundit dhe atij të ri.

 

Në parim është rënë dakort qe kampionetet në Europe dhe kupat të mbyllen mundësisht në qershor ose korrik, gjithnjë nëse situate nga koronavirusi do të kthehen në normalitet në javët e ardhshme.

Hipoteza më optimal është që kompeticionet të nisin në 14 prill dhe të mbyllen në muajin qershor. Ndërsa në rastin më të keq të mundshëm parashikohet që kompeticionet të nisin në fund të majit ose fillim qershori për të përfunduar në fund të muajit korrik.

 

Për Champions League parashikohet që ndeshjet të nisin më 5 maj dhe finalja në këtë rast do të luhej me 27 qershor ndërsa europa league duhet të rikthehet të luaje ndeshje me 30 prill dhe finalja në këtë rast do të luhej me 24 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *