UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e tre ndeshjeve të turit paraeliminator të kompeticionit UEFA Champions League.

 

Shqipëria do të mirëpresë ndeshjet e këtij turi që do të luhen në datat 22-25 qershor 2021 në Durrës dhe në Elbasan. Më 22 qershor, në ora 20:00 do të nisë gjysmëfinalja e parë ESS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS), që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit.

 

Po më datë 22 qershor dhe po në të njëjtën orë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit luhet edhe gjysmëfinalja tjetër HB Torshavn (FRO) – Int. Club d’Escaldes (AND).

 

Fituesit e dy çifteve do të përballen në finalen e këtij turi që do të luhet më datë 25 qershor, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet për në fazën tjetër.

 

CHAMPIONS LEAGUE – TURI PARALEMINATOR

Gjysmëfinalet – datë 22 qershor 2021

SS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS)
Ora 20:00, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

HB Torshavn (FRO) – Int. Club d’Escaldes (AND)
Ora 20:00, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Finalja – datë 25 qershor 2021

Fituesi 1 – Fituesi 2
Ora 20:00, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *