Juventus dhe Leister janë dy skuadrat e radhës qe kalojnë ne çerekfinalet e Uefa Champions League. Ne dy sfidat e luajtura mbrëmjen e se martës, te transmetuara ekskluzivisht ne platformën Tring, italianet kane fituar serish duke eliminuar portugezet e Portos, ndërsa anglezet kane përmbysin avantazhin e siguruar nga Sevilja ne ndeshjen e pare duke kaluar me tej.

 

Sfida e luajtur ne Juventus Stadium ka folur ne favor te bardhezinjte qe e kane kontrolluar lojën, ndërsa kaluan ne avantazh ne fundin e pjesës se pare me nje 11-metersh te ekzekutuar nga Dibala, qe erdhi pas ndërhyrjes se Maxi Pereires, i cili u largua me karton te kuq. Superioriteti numerik i dha mundësi kampionëve te Italisë te kontrollojnë me qetësi ndeshjen deri ne fund, duke fituar 1-0 dhe duke kaluar me tej me rezultat te përgjithshëm 3-0.

 

Shume me e hapur dhe dramatike ndeshja tjetër e mbrëmjes, aty ku vendasin kaluan ne avantazh ne minutën e 27-te me ane te Morgan. Ne fraksionin e dyte, përpjekjet e dhelprave u shpërblyen me nje tjetër gol ne minutën e 54-t, me autor Albrajton. Dramatike per spanjollet pjesa e fundit e takimit, aty ku Nasri është larguar me karton te kuq, ne minutën e 74-te, duke e lene Sevijen me 10 lojtare. Megjithatë spanjollet e kane kërkuar golin qe do ta çonte ndeshjen ne shtese, duke humbur nje penallti ne minutën e 80-te me ane te N’Zonzi. Ne kete mënyre, anglezet avancojnë me tej me rezultat te përgjithshëm 3-2.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *