E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

 UEFA Champions League, fiton Celtic dhe Ajax

Ka përmbysur gjithçka Celtic pasi është gjendur mjaft shpejt ne disavantazh ne shtëpi ndaj Rosenborgut.

 

Norvegjezet kaluan ne avantazh ne minutën e 16 me ane te Meling, por Eduard ne fund te pjesës se pare dhe me te nisur e dyta Ntcham dhe serish Eduard i dhanë fitoren skuadrës skoceze.

 

Reklamë

Ne Bullgari Ludogoretc ka befasuar ne një barazim pa gola ndaj hungarezeve te Videoton ndërsa Ajaxi i Amsteramit ka mundur 2-0 Sturmin e Grazit.

 

Ne përballjen mes nënkampionëve te Holandës kundër atyre te Austrisë. Vendasit kaluan ne avantazh me ane te Ziech ne pjesën e pare edhe pas një gabimi te portierit te miqve ndërsa ne te dytën danezi Shene nuk arriti te shënojë nga pika e bardhe por topin e kthyer nga portieri e çoi pa probleme ne rrjetë. Ne ndeshjen e kthimit holandezet janë me te favorizuar ndaj austriakeve për shkak se nuk pësuan gol ne fushën e tyre.

 

Ndeshjet e kthimit luhen te martën dhe te mërkurën e ardhshme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë