E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Sport

UEFA certifikon stadiumin e ri në Shkodër

UEFA i ka dhënë dritën jeshile stadiumit “Loro Boriçi”. Dy zyrtaret e qeverise evropiane te futbollit te shoqëruar edhe nga drejtuesit e Federatës Shqiptare, kane mbërritur ne Shkodër. Vizita kishte për qëllim inspektimin e cilësisë së punimeve të impiantit të ri sportiv dhe për mbi 2 orë e 30 minuta, ato kanë parë nga afër të gjithë zbatimin e projektit. Tribuna VIP, fusha e blertë, dhomat e zhveshjes, sistemi i ndriçimit dhe çdo element tjetër ka kaluar në sitën e dy inspektoreve të cilët në fund i kanë dhënë vlerësim pozitiv stadiumit “Loro Boriçi”, sa i përket detyrave të lëna. Vetë të dërguarit e UEFA-s nuk kanë pranuar të prononcohen, por ka qënë anëtari i komitetit ekzekutiv të FSHF-së Arben Dervishi që bëri publik lajmin për mediat, duke thënë se e vetmja pikë ku është kërkuar zgjidhje mbetet parkingu përreth stadiumit. Në stadiumin e ri “Loro Boriçi” po kryhen punimet e fundit dhe pritet që në muajin gusht të zhvillohet ndeshja e parë, që sipas një programi paraprak të projektuar nga FSHF do të jetë një miqësore mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë