E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Udhëheqësja e Hong Kongut e gatshme për dialog me protestuesit

HONG KONG, HONG KONG - JUNE 15: Carrie Lam, Hong Kong's chief executive, speaks during a news conference at Central Government Complex on June 15, 2019 in Hong Kong China. Hong Kong's Chief Executive Carrie Lam announced to delay a controversial China extradition bill and halt its progress on Saturday after recent clashes between the police and protesters outside government buildings over the bill that would allow suspected criminals to be sent to the mainland. An estimated 1 million people took to the streets on Sunday to protest against the bill as clashes between demonstrators and the police erupted after the peaceful march and many believe the proposed amendment would erode Hong Kong's legal protections, placing its citizens at risk of extradition to China. (Photo by Anthony Kwan/Getty Images)

Udhëheqësja e Hong Kongut është shprehur se qeveria është e gatshme të nisë një dialog me ata që protestojnë në mënyrë paqësore për të zgjidhur dallimet në qytet.

 

Reagimi vjen pas disa muajsh protestash kundër qeverisë. Shefja Ekzekutiv Carrie Lam ka theksuar se po kryhet një studim faktmbledhës për të gjetur shkaqet e protestave si dhe përgjigjen e policisë ndaj tyre. Ajo tha se qeveria do të ketë një qasje më personale ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

 

“Do të hartojmë menjëherë një platformë për dialog me njerëzit e të gjitha shtresave të shoqërisë. Kjo është diçka që duam ta bëjmë me shumë sinqeritet dhe përulësi. Unë dhe zyrtarët e mi kryesorë jemi të përkushtuar të dëgjojmë njerëzit dhe duam t’i qasemi komunitetit sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

Gjatë komenteve të saj zonja Lam i shmangu kërkesat e protestuesve, përfshirë thirrjet për dorëheqje të saj dhe një hetim të pavarur për ato që protestuesit e quajnë brutalitet policor të ushtruar ndaj tyre.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh