Udhëheqësi i fushatës së Trump do të drejtojë fushatën e PD-së, Berisha: Ditë e madhe! Edi Rama nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës
Udhëheqësi i fushatës së presidentit të SHBA Donald Trump, Chris LaCivita tani do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. Ai deklaroi ditën e sotme se Sali Berisha është një mik i vërtetë i Amerikës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë tha se kjo e sotmja është një ditë e madhe.
Berisha kërkoi që në seancë të ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë Edi Rama. Duke u ndalur tek arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK, Berisha tha se Rama nuk mund të fshihet gjithmonë pas “fustanit të Ajola Xoxës”, bashkëshortes së kryebashkiakut, për të cilë SPAK kërkoi gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Berisha: Sot është një ditë e madhe për shqiptarët. Sot njeriu që bashkëudhëhoqi rikthimin më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë, rikthimin e Trump u tha shqiptarëve se Edi Rama është një kukull e shpifur. Aletati i vërtetë i SHBA-së është Sali Berisha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Kjo farë e keqe që mbolli George Soros do të ndjekë fatin e farës së keqe që ka në Uashington.
Me praktikat e Sorosit rikthyet burgosjet politike, persekutimet politike. A keni turp apo jo! Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e morët e torturuat në publik, e goditët si bandit. Dora e secilit prej jush është në atë goditje. Në krye duroni një padrino, një armik të egër të betuar të puralizmit. Ku është ai? Iku nga Shkodra..ku është Edi Rama. Na thuaj pak ku e ke Erionin (Veliajn) tani. Ka vetëm një rrugë. Të sjellim këtu Edi Rama, t’i japim duart kreut të doktrinës së George Sorosit në Shqipëri. Ju mendut se një mercenar si Dumani do shkatërronte pluralizmin në Shqipëri? E morët vesh mesazhin apo jo? I them Edi Ramës që nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës. Populli i Tiranës ka protestuar për 42 javë te ajo bashki për arrestimin e tij./vizionplus.tv




