Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
18 June 2026
Vizion fokus

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO,...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Uashingtoni shton presionin ushtarak ndaj Iranit përmes Gjirit Persik

13 Shkurt 09:37

Një marrëveshje diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka ende mundësi të shmangë një përballje ushtarake.

Megjithatë, një nga grumbullimet më të mëdha ushtarake ndonjëherë nga Uashingtoni në Gjirin Persik po merr formë me shpejtësi.

Ekspertët thonë se dislokimi synon t’i japë presidentit amerikan Donald Trump opsione ushtarake, nëse ai vendos të veprojë dhe ta sulmojë Teheranin për dështimin në arritjen e një marrëveshjeje bërthamore si dhe për shtypjen e protestuesve.

Forcat iraniane të sigurisë vranë mijëra demonstrues në janar, pasi protestat shpërthyen në fund të dhjetorit 2025 për shkak të zhvlerësimit të monedhës iraniane.

“Grumbullimi i forcave është mjet presioni që Shtetet e Bashkuara po e ushtrojnë ndaj Iranit për ta çuar drejt një marrëveshjeje të negociuar”, tha Amin Tarzi, profesor i studimeve strategjike në Kolegjin e Luftës të Trupave Detare.

Ai tha se pas këtij grumbullimi, qëndrimi ushtarak amerikan në Gjirin Persik është “i fuqishëm”, me “kapacitete detare dhe mbrojtëse kundërajrore”.

Ai shtoi se, për nga numrat, grumbullimi amerikan mund të mos jetë më i madhi në rajon, ku Uashingtoni ka zhvilluar disa nga luftërat e tij më të fundit jashtë vendit.

Qindra mijëra trupa amerikane morën pjesë në dy operacione të mëdha të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut: Lufta e Gjirit Persik në vitin 1991, që çliroi Kuvajtin nga pushtimi irakian, dhe pushtimi i Irakut në vitin 2003, që rrëzoi regjimin e Saddam Husseinit.

“Natyra e luftës ka ndryshuar në mënyrë dramatike, krahasuar edhe me vitin 2003″, tha Tarzi. “Këto janë pajisje me kapacitete më të mëdha, por me prani shumë më të vogël në terren”.

“Armatë masive”

Në fund të janarit, presidenti Trump përsëriti paralajmërimin e tij që Teherani mund të përballet me sulm “shumë më të rëndë” sesa ai i qershorit, nëse nuk arrin një marrëveshje për programin e tij bërthamor.

Ai tha se një “armatë masive” po nisej drejt Iranit dhe se ishte në gjendje ta “kryente misionin e saj me shpejtësi dhe dhunë”.

Flota udhëhiqet nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, e mbështetur nga disa anije luftarake të avancuara. Javën e kaluar, një nga avionët e këtij grupi rrëzoi një dron iranian.

David Des Roches, profesor në Institutin Thayer Marshall në Uashington, tha se anije shumëfunksionale, sikurse USS Delbert D. Black, USS Mitscher dhe USS McFaul janë tashmë në teatrin e operacioneve në Gjirin Persik. Të gjitha këto mund të lëshojnë sulme me raketa dhe kanë kapacitete të avancuara detare dhe të mbrojtjes ajrore.

Më 10 shkurt, Trump tha se mund të dërgojë në rajon një grup të dytë pajisjesh me aeroplanmbajtëse, për të marrë pjesë në veprime ushtarake, nëse bisedimet me Iranin dështojnë.

Des Roches tha se forcat amerikane aktualisht përreth Iranit janë më fleksibile. “[Grumbullimi] është shumë më i vogël dhe është shumë më e lehtë të rritet apo të zvogëlohet”, tha ai.

Ai shtoi se përparimet në kapacitetin ushtarak amerikan bëjnë të mundur që Uashingtoni t’i përdorë sërish bombarduesit strategjikë B2, ashtu siç bëri në qershor 2025 për të goditur thellë brenda Iranit.

“Këta mund të nisen nga Shtetet e Bashkuara ose nga Diego Garcia,” tha ai. Në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian, SHBA ndan një bazë të përbashkët ushtarake me Mbretërinë e Bashkuar.

Prezenca e SHBA-së në rajon

Rajoni i Gjirit është pjesë e zonës së operacioneve të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), ku monarkitë sunite arabe të pasura me naftë – Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti, Omani dhe Katari – kanë baza të ushtrisë, forcave ajrore dhe marinës amerikane. Vlerësohet se në rajon ndodhen deri në 40.000 trupa amerikane.

Baza ajrore Al-Udeid në Katar strehon selinë e përparuar të Komandës Qendrore. Në qershor 2025, Irani tentoi ta godiste atë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore amerikane mbi objektet e tij bërthamore. Flota e Pestë e Marinës së SHBA-së është e bazuar në Bahrein, prej nga siguron disa nga rrugët detare më të ngarkuara në botë në Gjirin Persik dhe Detin e Kuq.

Baza dhe anije shtesë amerikane janë të shpërndara në Jordani, Detin e Kuq dhe Mesdhe. Në Irak dhe Siri, prania ushtarake amerikane ka qenë kryesisht e fokusuar në operacionet kundërterrorizmit kundër grupit ekstremist Shteti Islamik.

“Rritja masive e pranisë detare, ajrore dhe e mbrojtjes ajrore tregon se Shtetet e Bashkuara janë shumë serioze”, tha Brian Carter, menaxher kërkimi në projektin “Critical Threats” në institutin American Enterprise në Uashington.

Ai tha se Uashingtoni po sjell platforma të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e bazave të tij dhe aleatëve amerikanë nga çdo sulm iranian.

“Marina përshtatet në këtë kuadër, sepse anijet luftarake mund të pajisen me interceptorë ajër-ajër ose tokë-ajër për t’i rrëzuar raketat në hyrje”, tha ai.

Në të gjithë Lindjen e Mesme, Uashingtoni ka forcuar mbrojtjen ajrore dhe raketore.

Në javët e fundit, ai ka dislokuar bateri shtesë të sistemeve të mbrojtjes raketore THAAD dhe Patriot në vendet arabe të Gjirit dhe në Jordani. Sistemi Patriot është efektiv kundër objektivave që fluturojnë ulët dhe raketave me rreze të shkurtër. THAAD është projektuar për të interceptuar raketa balistike në lartësi të mëdha.

Carter thotë se, në kontrast me kapacitetet e dobëta mbrojtëse të Iranit, kapaciteti mbrojtës i SHBA-së është mjaft i fortë falë investimeve gjatë dekadës së fundit.

“Kjo është një asimetri e rëndësishme që duhet ta kemi parasysh ndërsa mendojmë për goditjet në vijim”, tha mes tjerash ai./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran Presion SHBA

Nga e njëjta kategori

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

më shumë...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për pak kohë në Gjirin Persik

më shumë...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime

më shumë...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

10:36

Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por...

10:32

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten...

10:04

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet...

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.