Presidenti i SHBA Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin italian Giuseppe Conte. Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në trajtimin e konflikteve globale dhe nxitjen ekonomike.

 

Pas një takimi kokë-më-kokë, Presidenti Trump dhe Kryeministri italian Giuseppe Conte në një dalje përpara mediave thane se diskutuan edhe çështje të nxehta në politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Trump përshëndeti punën që po bën qeveria aktuale e Italisë për të vënë nën kontroll dyndjen e refugjatëve drejt Evropës.

 

Ju po beni nje pune fantastike. Jam shume dakord me atë që po bëni për emigracionin. Edhe shume vende te tjera ne Europe duhet te bënin kete gjë. Kemi shume gjera per te diskutuar se bashku per tregtinë, ushtrinë etj. Ndërkohë Kryeministri Conte tha se kishte diskutuar me Presidentin Trump Tubacionin Trans-Adriatik si një projekt strategjik për furnizimin e Italisë dhe Evropës jugore me energji.

 

Çështja e emigracionit është çështje e sigurisë globale. Bashke me Trumpin do te organizojmë nje konference per Libinë. Diskutova me Presidentin Trump Tubacionin Trans-Adriatik si një projekt strategjik për furnizimin e Italisë dhe Evropës jugore me energji. Ai tha se e konsideron këtë projekt si faktor për të eliminuar përdorimin e qymyrgurit. Projekti ka hasur në rezistencë në disa komunitete lokale, ku parashikohet të kalojë tubacioni.

 

Conte është mbështetësi më i fortë i Presidentit Trump në Evropën Perëndimore. Trump ndërkohë e ka quajtur një njeri të shkëlqyer.

Takimi vjen në një kohë tensionesh midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Giuseppe Conte u bë kryeministër i Italisë pas një marrëveshjeje koalicioni të arritur nga dy parti politike populiste, Lega dhe Lëvizja Pesë Yjet pas zgjedhjeve të 4 marsit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *