Video · Kronikë
U vra në protestën e 21 janarit, familjaret e Ziver Veizit: As urdhëruesit e as vrasësit nuk janë dënuar
Familjet e katër te vrarëve në bulevard ne 21 janarin e vitit 2011 gjatë demonstratës së opozitës kërkojnë që drejtësia të vihet në vend.
Reklamë
Në fshatin Zenelaj të Gjirokastrës, te afërmit kujtuan Ziver Veizin i cili u godit nga nje plumb qe i mori jetën.
Për Vëllain e Ziverit, Hiqmet Veizin edhe pse kanë kaluar tetë vjet as urdhëruesit dhe as vrasësi nuk janë dënuar nga drejtësia.


Demonstrata e 21 janarit te vitit 2011 nisi si një protestë kundër qeverisë që drejtohej nga Sali Berisha por u mbyll me katër viktima.
Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika humben jetën ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Më shumë video
Reklamë




