Subscribe

Brilant Martinaj i vrarë sot në atentatin e trefishtë në Fushë-Krujë, ishte mik i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi.

 

Në rrjetet sociale pak kohe me parë ka qarkulluar një video e Martinajt, i ulur në kolltukun e një salloni, ndërsa me të është edhe Stresi.

 

Brilant Martinaj rreth një muaj më parë është kthyer nga jashtë shtetit pasi Gjykata i ka hequr masën e arrestit ndërkombëtar për vrasjen e Xhuljo Prelës.

 

Ky nuk është rasti i parë kur personazhe të botës së krimit kanë miqësi apo janë të afërt me personazhet e show-bizit shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *