E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U vra në Francë, përcillet në banesën e fundit Brunilda Kovaçi

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i 37 vjeçares nga Berati Brunilda Kovaçi, e cila është gjetur e vrarë më datë 24 dhjetor në afërsi të Kanës në Francë.

 

37-vjeçarja nga Berati punonte si prostitutë në Francë, ndërsa trupi i saj u gjet nga kalimtarët e rastit. Policia arrestoi më pas një të ri që punonte si kamionist me akuzën se e kishte vrarë Brunildën. Në dëshminë para policisë ai deklaroi se një moment e kishte humbur arsyen duke kryer krimin.

 

Zbulimi i trupit të së ndjerës u bë në zonën e Mougins (Alpes-Maritimes), mëngjesin e Krishtlindjeve. Viktima, u gjet e zhveshur dhe pjesërisht e djegur me cigare, braktisur në një park në Valmasque, zonë me shumë pak lëvizje.

 

37 vjeçarja nga Berati, nënë e tre femijeve kishte disa vite që jetonte në Francë. Ajo me vete kishte vetëm djalin e vogël 3 vjeç, ndërsa dy fëmijët e tjerë i kishte lënë në Shqipëri

Vazhdo të lexosh