Vizion Plus ka siguruar foton e Selman Mihanës, 70-vjeçari që u vra nga breshëria e plumbave në drejtim të firmës së inerteve ku punonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjeist të sotëm në fshatin Gurëz, të Kurbinit.

Lexo edhe :

Related Posts

Dyshohet se shënjestër e atentatit ishte pronari i firmës së inerteve, 51 vjeçari Ardian Gjeloshi. Ky i fundit mbetii  plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Siç raportoi më herët Vizion Plus, ekonomisti Mihana së bashku me Gjeloshin kanë qenë duke hyrë në zyrë kur autorët kanë qëlluar nga brenda rrethimit të firmës.

Kryekomisari nga Drejtoria e Krimeve në Lezhë, Gentian Berberi tha se arma e përdorur dyshohet të jetë automatik.

Ndërkohë autorët janë larguar me një makinë pas krimit.

Sakaë, grupi hetimor po heton mosmarrëveshjet dhe konfliket që mund të ketë pasur objektivi i këtij atentati, Ardain Gjeloshi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *