Autoritetet spanjolle kanë identifikuar te riun shqiptar i cili u la i vdekur në dyert e nje urgjence në 23 datën prill.

 

Viktima është 29-vjeçari Endrit Sinaj, me precedent kriminalë në Spanjë dhe Shqipëri.

 

I riu nga Vlora u plagos me armë zjarri në 23 prill dhe u gjet në rrugën pranë spitalit nga një tjetër shqiptar, ndërsa nuk dihet asgjë për autorin e krimit.

 

29-vjeçari rezulton të ketë  qenë i lidhur me trafikun e drogës dhe me disa grabitje. Para se të qëllohej për vdekje, Sinaj ishte liruar me kusht nga policia spanjolle.

 

Endrit Sinaj ka qenë edhe pjesë e grupit prej pesë personash që u arrestuan në tetor 2020-ës në qytetin e Vlorës për vjedhje me armë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *