Një shofer autobusi në Greqi është sulmuar nga gjashtë persona. Ai para autoriteteve se shkak është bërë pasi urbani ishte vonuar për të mbërritur te stacioni, si dhe fakti që ishte i tejmbushur me pasagjerë.

 

57-vjeçari tha se të rinjtë, që i përkasin moshës 16 deri në 22 vjeç, filluan ta shanin, godisnin dhe më pas e grabitën. Ai tha se nëse i sheh sërish të rinjtë që e sulmuan, mund t’i identifikojë ata.

 

“Ata nxituan dhe filluan të më shajnë me fjalë banale dhe të më bërtasin. Papritmas zbritën dhe bllokuan urbanin. Pastaj hynë përsëri dhe u turrën drejt meje. Të rinjtë më goditën me shkelma dhe grushta në stomak dhe fyen familjen time. Pas konfliktit çanta ime, në të cilën ndodhej celulari im  dhe 400 euro më ishin vjedhur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *