Një vjedhje kasaforte nga një i ri shkaktoi tragjedi për një familje në Malësinë e Madhe.

 

Në media, u raportua se 27 vjeçari Kristian Fusha, pasi kishte qenë për një vizitë me të fejuarën e tij Samanta Vitaj, në shtëpinë e motrës së kësaj të fundit, ishte rikthyer aty pas dy ditësh për të grabitur dy kasafora me lekë.

 

27 vjeçari pasi u arrestua pranoi krimin që kishte bërë, ndërsa 17 vjeçarja në kushte depresioni u vetëvra duke pirë fotoksinë.

 

Ky variant u mbështet edhe nga policia, duke dhënë edhe ata të njëjtën deklaratë.

 

Por familjarët e Kristian Fushës kanë thyer heshtjen dhe kanë hedhur poshtë këtë variant.

 

Ata kanë publikuar disa audio, ku mësohet se viktima ja ka dërguar të fëjuarit të saj, ku i shprehte dhunën që i ushtrohej nga babai.

 

Në një audio, 17 vjeçarja ankohej se nëna e saj nuk mbante sekrete, po ja tregonte bashkëshortit, duke shprehur pakënaqësi ndaj prindërve.

 

“ Ka ardhur puna aq keq sa nuk më dhimbset. Duke I parë duke u vrarë nuk po më dhimbsen fare, vetëm unë të jem rehat me të fejuarin tim dhe nuk dua fare të kem asnjë lloj kontakti. Se në fund të fundit nuk I vjen keq askujt nesër po mos flas me ta. Kur të detyrojnë, të detyrojnë. Po çfarë nëne, gjënë më të vogël e ngrihet ja thotë. Po I vjen marre. Në rradhë të parë a ka turp, a ka fytyrë. U ka mbajtur të gjithë fëmijëve secrete, unë a I dola tepër. Më bëjnë të qesh, po qesh nga halli se aq urrejtje kam për ta. Po skanë pas faj të tjerët që e kanë sharë se diçka u ka bërë edhe këtyre”, dëgjohet të thotë e reja.

 

Në një tjetër audio, 17 vjeçarja shpreh dëshirën për tu larguar nga banesa dhe të zhvendoset diku tjetër.

 

“I kam thënë kur ishte puna që rrinte babi duke bërtitur, duke bërë zhurmë, I kam zënë be. Meqë po nisim me sekrete, mua më vjen inat se hajde se është një që I tregon për motrat e tjera, për vëllain e për të tërë nuk më vjen çudi. Por më vjen çudi se nuk I ka treguar sekretet e asnjërës, e kur vjen fundit ti thotë për ua. Po çfarë jam unë? A më ka gjetur në rrugë mua që ti thotë këtij për mua. E kanë hak, të ngrihem tani të dal prej shtëpie, t ëiki në punën time, e atyre tu sjell njerëz të shtëpia ti marrin me zorr prokurët e të gjitha”, dëgjohet të thotë viktima në audiot që ka nxjerrë familja e 27 vjeçarit.

 

Në një tjetër audio, 17 vjeçarja dëgjohet të thotë edhe se sapo të ketë prova konkrete në dorë, do i denoncojë të dy në polici, dhe të vuajnë dënimin në burg.

 

“Unë prej saj kam ndenjt në shtëpi se ka pasur shumë herë kur jam ngritur për të ikur. Nuk kam më vend këtu. As nuk dua ti shikoj më me sys a të kem jetën, se në fund të fundit si ka të tjerat më ka dhe mua. I ka dhe vajza duke bashkëjetuar në Tiranë 5 vjet e nuk ja ka treguar një fjalë. Po mua? Çfarë i bëra unë? A jam unë më keq se ata apo çfarë? As nuk dua ti shikoj me sy. Në Shkodër shkoj se kam problem. I them në shtëpinë tuaj nuk vi sat ë jet jeta se kam prova për babin. Kur të kem prova për babin shkoj në psikolog e kudo e them që edhe ajo më ka dhunuar e shkojnë të dy brenda. Ata e dinë se të gjithë i kanë inat dhe le të plaken të dy në burg bashkë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *