Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Në garë me kohën për të mbijetuarit, të paktën...

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen 302 milionë dollarë...

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan...

Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa...

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti...

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia...

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë...

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë,...

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe...

U vetëvra në komisariat/ Gjithçka nisi për një vend parkimi, Vizion Plus siguron vendimin e gjykatës: Pjeçi u dënua pas sherrit me fqinjin

25 Janar 20:34

Vizion Plus ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e Durrësit, ku nënkomisari Arben Pjeçi i dha fund jetës brenda ambienteve të komisariatit me armën e shërbimit.

Gazetari i Vizion Plus Aleks Kalemasi, ka siguruar vendimin e gjykatës së Durrësit, ku zbulohet edhe shkaku për dënimin e nënkomisarit Pjeçi.

Lexo edhe :

Related Posts

FOTO/ “Nuk po lidheshin dot me të”, familjarët kërkuan ndihmën e policisë, ky është nënkomisari që i dha fund jetës në Durrës
Ishte akuzuar nga fqinji për dhunë, detaje të reja nga vetëvrasja e nënkomisarit në Durrës
Vetëvrasja brenda zyrës që tronditi komisariatin, nga sherri për vendin e parkimit, te dënimi i Pjeçit, çfarë ndodhi dje në Durrës
“Hapëm zyrën me forcë ...”, reagon policia pas vetëvrasjes së nënkomisarit në Durrës

Sipas dokumentit Pjeçi u dënua fillimisht me 3 muaj burg, por më pas u konvertua me 40 orë punë në komunitet, për “plagosje të lehtë”.

Pjeçi është dënuar, pas një konflikti fizik me fqinjin e tij.

Sherri kishte nisur për parkimin e makinës, pasi Pjeçi e kishte vendosur mjetin e tij pas makinës së fqinjit.

Ky i fundit i ka kërkuar që të largojë mjetin pasi i bllokon rrugën, dhe më pas ka nisur përplasja fillimisht me sharje dhe më aps fizike, ku të dy kanë pësuar dëmtime.

Në sherr janë përfshirë edhe gratë e dy personave.

“Referuar ankimit penaltë depozituar në Komisariatin e Policisë Durrës, nga shtetasi i dëmtuari(ankuesi) dhe njëkohësisht i pandehuri ******* në përmbajtjen e të cilaverezulton e provuar se ky i fundit më datën 25.06.2022, rreth orës 15.00 pasi kadalë nga banesa e tij e cila ndodhet në një nga apartamentet tek Pallatit “Fizarmonika”në sektorin e plazhit “Apollonia”, në Lagjen Nr. 13, Durrës për të shkuar dhebërë pazar tek një njësi ushqimore minimarket qe ndodhet aty pranë. Ndërkohë në këto momente ai ka konstatuar se komshiu i tij i pandehuri ******* edhe ky në cilesinë ligjore të personittë dëmtuar dhe ankimuesit të veprës penale, ka hyrë në shesh pushimin epallatit duke parkuar automjetin e tij, pas automjetit të të pandehurit ************** i cili duke parë dhe konstatuar këtë veprim të komshiut te tij tëpandehurit ******* i ka kërkuar këtij të fundit që ta parkonte automjetin etij në një tjetër vend dhe mos t’i bllokonte rrugën, pasi do të lëvizte për pakminuta me automjetin e vet, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.Disa minuta më pas, pasi është kthyer nga minimarketi i pandehuri *******ka konstatuar se komshiu i tij, i pandehuri ******* nuk e kishte hequr apolëvizur automjetin e tij nga vend ku e kishteparkuar disa minuta më parë dhe po qëndronte aty dhe megjithëse *******i i kakërkuar përsëri që mos t’i bllokonte rrugëkalimin për automjetin e tij, ipandehuri ******* i është përgjigjur, sipas deklarimeve dhe shpjegimeve tëtë pandehurit ******* rreth ngjarjes konfiktuale në fjalë me shprehje dheofendime me përmbajtje fyese ndaj tij dhe familjarëve të vet. Ndërkohë gjatëkësaj kohe mes të pandehurve ******* dhe ******* ka nisur një konflikti ashpër fizik, ku secili prej tyre shpjegon dhe deklaron se gjatë këtyremomenteve ata janë qëlluar me grushte dhe shkelma në fytyrë dhe pjesë të tjeratë trupit të tyre dhe nga këto goditje ata janë gjakosur në fytyrë, ku tëpërfshirë në këtë grindje mes tyre gjatë këtyre momenteve janë përfshirë edhebashkëshortet e tyre dhe konkretisht shtetaset Sedije ******* dhe Shqipe *******, tëcilat pasi kanë bërë të mundur me ndihmën dhe të personave të tjerë për tëndarë nga konflikti bashkëshortët e tyre janëlarguar për në drejtim të banesave të tyre. Ndërkohë disa minuta pas ndodhjes së këtij konflikti fizik mes personavetë sipërcituar, i pandehuri ******* është paraqitur në stacionin e policisëplazh duke njoftuar strukturat e policisë shtetit për konfliktin fizik të ndodhur mes tij dhe të pandehurit ************** dhe disa momente më pas i pandehuri ******* është paraqitur nëSpitalin Rajonal Durrës, ku ka marrë edhe mjekimin e nevojshëm për dëmtimetfizike të pësuara gjatë ngjarjes konfliktuale të lartpërmendur, të cilat sipaskonkluzionit të arritur në Aktin e Ekspertimit Mjeko – Ligjor Nr. 210/Epërpiluar nga shërbimi i mjekësisë – ligjore pranë spitalit rajonal Durrës kanërezultuar se: “Dëmtimet e konstatuara tekshtetasi ******* hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë tëpërkohshme për punë në masën mbi 9 ditë”. Njëkohësisht në vijim të kryerjes dhe dokumentimit ligjore të veprimevehetimore mbi ngjarjen konfiktuale në fjalë nga oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorinëe Rrethit Gjyqësor Durrës është marrë dhe dokumentuar ankimimi si dheproçesverbali i deklarimit mbi rrethanat e kësaj ngjarje konfiktuale edhe tështetasit të dëmtuar dhe njëkohësisht të pandehurit *******, i cili ndër të tjera ka shpjeguar se gjatë konfliktit fizik me të pandehurin ******* ky ifundit e ka provokuar i pari fillimisht mefjalë dhe shprehje banale dhe ofenduese dhe pak momente më pas e ka qëlluar atëme grusht dhe mjete të tjera të forta në fytyrë dhe në kokë duke i shkaktuarkëtij shtetasi disa dëmtime shëndetësore për të cilat shtetasit ******* ika lindur e domosdoshme për të marrë po atë ditë mjekimin e duhur në SpitalinRajonal Durrës, dëmtime shëndetësore të cilat sipas konkluzionit të arritur nëAktin e Ekspertimit Mjeko – Ligjor Nr 212/E kanë rezultuar si: “Dëmtimetë cilat hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojëhumbjen e aftësisë të përkohshme për punë në masën mbi 9 ditë””, sipas vendimit.

Dyshohet se ishte vendimi i Gjykatës i cili mund të ketë shtyrë drejt aktiti fatal Pjeçin, pasi pritej edhe shkarkimi i tij nga detyra.

Ishin familjarët që kanë njoftuar në polici për “zhdukjen” e Pjeçit pasi nuk kishin asnjë kontakt me të.

Pas telefonatës së familjarëve efektivët kanë hyrë me forcë në zyrën e Pjeçit ku e kanë gjetur të vdekur. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbardhur gjithë ngjarjen, pasi në komisariat nuk janë dëgjuar krisma pistolete.

Njoftimi i policisë:

Sot, më datë 25.01.2024, nga ana e familjarëve të oficerit të Policisë Arben Pjeçi, është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, për humbjen e kontakteve me familjarin e tyre, i cili aktualisht është në detyrë specialist i Policisë Kriminale në këtë komisariat.

Nga Komisariati i Policisë Durrës filluan veprimet për kërkimin dhe gjetjen e specialistit.

Për njoftimin e bërë nga familjarët është marrë kallëzim, është njoftuar prokurori i gatshëm, janë kryer një sërë veprimesh procedurale, si dhe janë vënë në kontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi.

Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Punonjësi i Policisë Arben Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.

Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, do të kemi njoftim shterrues në përfundim të veprimeve hetimore paraprake.

/Vizionplus.tv/

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
Fqinji Gjykata pjeci vetevrasja Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, biznesmeni i arrestuar në Francë ishte në kërkim ndërkombëtar për dosjen “AKSHI”

më shumë...

“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja, fqinjet rrëfejnë momentet e fundit: Ambulanca u vonua

më shumë...

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan Sazanin”, Rama flet për protestat: Më kanë bërë të reflektoj! Nuk ka ende asnjë projekt

më shumë...

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u dëmtua nga guri fleksibël

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:54

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, biznesmeni i arrestuar...

1:48

“Ai tha PO”, grimeri shqiptar me famë...

1:38

Në garë me kohën për të mbijetuarit,...

1:21

Pjesë e një grupi kriminal në Itali,...

1:17

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen 302...

12:07

“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja,...

12:07

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin...

11:22

Bota në alarm, Irani gati të godiste...

11:14

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u...

10:59

Gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin,...

10:34

Adnan Xholi hap garën për Prokurorin e...

10:04

Konflikti për pronën mes dy familjeve në...

9:57

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit...

9:43

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA...

9:41

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i...

8:48

Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e...

8:42

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë...

8:31

“Kujdes me premtimet që bëni”, parashikimi i...

8:16

Temperatura të larta, parashikimi i motit për...

11:55

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.