86-vjeçari Njazi Ceka, i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje është vetëvarur në tualetin e dhomës.

 

Policia njofton se në datën 1 qershor ai ishte shtruar në spitalin e burgut pas problemeve që kishte shfaqur me zemrën.

 

Pas marrjes së njoftimit rreth orës 05:20, stafi i burgut është përpjekur që ti japë ndihmën e parë Cekës, por pa rezultat.

 

Pas ngjarjes së rëndë, janë njoftuar familjarët e viktimës si dhe organet hetimore.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 12.06.2023, rreth orës 05:20 në Qendrën Spitalore të Burgjeve ka ndërruar jetë shtetasi Njazi Raki Ceka, i datëlindjes 30.03.1937, (86 vjeç) i dënuar me burgim të përjetshëm per kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje” të parashikuara nga neni, (78-22;76-25) i Kodit Penale.

 

Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij.

 

Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit  Njazi Raki Ceka,

 

– Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur  nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

 

– Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.

 

– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

 

– Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *