E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U vetëhelmua, ekonomistja ndërron jetë teksa transportohej me helikopter drejt Spitalit Ushtarak

Një 37-vjeçare, e cila punonte në një bankë të nivelit të dytë në Sarandë ka humbur jetën pasi u vetëhelmua. Ajo ndërroi jetë, teksa transportohej me helikopter drejt spitalit Nënë Tereza në kryeqytet për ndihmë më të specializuar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, por fatkeqësisht ekonomistja me iniciale E.D. nuk mundi të mbijetonte.

Mësohet se ajo ishte divorcuar nga bashkëshorti, të cilit gjykata i dha të drejtën për të marrë nën kujdestari vajzën 12-vjeçare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë