E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U vetëdorëzuan tri ditë më parë, Gjykata merr vendimin për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg dy të rinjtë, Izmir Sakicia dhe Samuel Troshani, të cilët u vetëdorëzuan në polici më 23 janar për dhunën e ushtruar ndaj 62-vjeçarit Vladimir Bruçi. Togat e zeza vendosën masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy. Pas seancës, avokati Sokol Tahiraj sqaroi se klientët e tij janë ende të dyshuar vetëm për ngjarjen e dhunës në lagjen Rus më 3 qershor 2024, ku u dhunua Bruçi.

Avokati theksoi se për ngjarje të tjera, përfshirë dyshimet për lidhje me masakrën e Dobraçit, nuk ka asnjë informacion apo akuzë konkrete ndaj tyre deri tani. Masakra e Dobraçit, ku humbën jetën Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, është një ngjarje për të cilën ka dyshime se dy të rinjtë mund të kenë pasur lidhje, por ende nuk ka akuza zyrtare për këtë.

Reklamë

Pas vetëdorëzimit në polici, Sakicia dhe Troshani kanë deklaruar se kanë marrë vendimin për të sqaruar situatën dhe kanë pranuar se janë pajtuar me Vladimir Bruçin për konfliktin, duke iu drejtuar kështu autoriteteve për të sqaruar çështjen. Ata akuzohen për dhunën që ndodhi për një mosmarrëveshje për vendparkimin, ndërsa hetimet vazhdojnë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë