Grekët vazhdojnë ta mbajnë të mbyllur në mënyrë të njëanshme kufirin me Shqipërinë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Një ditë më parë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Greqisë, në një komunikatë për shtyp ka bërë me dije se nga data 19 qershor, kjo pikë e kalimit kufitar si dhe pikat e tjera do të jenë të hapura për arsye familjare dhe turistike. Një gjë e tillë është bërë me dije edhe nga ministria për Europën dhe punëve të Jashtme e vendit tonë. Mirëpo, situata ditën e sotme( e shtune 19 qershor) është paraqitur ndryshe në këtë pikë të kalimit kufitar.

Drejtoria vendore e Kufirit dhe Migracionit të juglindjes së vendit nuk ka pasur një njoftim zyrtar për hapjen e dyanshme të kufirit nga pala greke. Ndaj edhe për këtë trau është hapur nga ana e tyre ditën e sotme vetëm për shtetasit shqiptarë të cilët shkojnë për punë sezonale në vendin fqinj.

Ditën e sotme në sportelet e policisë kufitare të Kapshticës nuk është paraqitur asnjë shtetas Shqiptar që për arsye familjare apo turistike do të kalonin në shtetin helen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *