Mediat shtetërore ruse raportojnë për një atentat të pretenduar ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

 

Sipas Shërbimit të Shtypit të Kremlinit, dy dronë fluturuan në Kremlin gjatë natës. Megjithatë, Putin nuk ndodhej në Kremlin gjatë sulmit të pretenduar.

 

 “Askush nuk u lëndua si pasojë e rënies së tyre dhe shpërndarjes së fragmenteve”, raportoi media shtetërore RIA Novosti.

 

Një video e mediave sociale duket se tregon pak tym në afërsi të Kremlinit, por është e paqartë se cili është burimi i tymit, raporton CNN.

 

Shërbimi i Shtypit i Kremlinit e quajti sulmin me dron një akt terrorist.

 

“Rusia rezervon të drejtën për të marrë masa hakmarrëse ku dhe kur e sheh të arsyeshme”, thuhet më tej.

 

Media shtetërore më vonë postoi një fotografi të asaj që thoshte se ishte pajisja e rrëzuar, e cila dukej se i ngjante një droni sulmues UJ-22 të prodhuar nga Ukrainë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *