E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Sport

U sulmuan nga tifozët, yjet braktisin Sportingun e Lisbonës

6 lojtarë titullarë të Sportingut të Lisbonës kanë prishur kontratën me klubin e njohur portugez si pasojë e sulmeve të tifozëve ndaj ekipit në fund të këtij edicioni futbollistik.

 

Futbollistët më të mirë të ekipit, golashënuesi holandez Bas Dost, talentët Ëilliam Karvajo, Gelsin Martins, Bruno Fernandes e Daniel Podence si dhe portiere veteran Rui Patricio kanë prishur njëanshmërisht kontratën me klubin kryeqytetas.

 

Reklamë

Problemet nisën afër fundit të sezonit kur skuadra doli nga lufta për titullin kampion dhe me pas u eleminua nga Uefa Europa League.

 

Tifozët sulmuan ekipin teksa disa lojtarë mbeten në atë kohe të plagosur, mes tyre edhe holandezi Bas Dost.

 

 

Kjo gjë i detyroi një pjesë të lojtarëve të përplaseshin me presidentin e klubit I cili mbajti anën e tifozeve.

 

Por tani bosi I klubit rrezikon shumë pasi ikja e mundshme e këtyre 6 lojtarëve do të thotë miliona euro humbje pasi nga shitja e tyre në kohë normale mund të fitoheshin lehtësisht më shumë se 100 milion euro.

 

Ndërsa në këtë mënyre skuadra shkon drejt shkrirjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë