Kujtimi i Ergi Dinit, këngëtarit të talentuar nga Shkodra, vazhdon të mbahet gjallë.

 

Motra e tij, Barbara Dini njoftoi se është publikuar kënga e tij me titullin “Loco”, e realizuar pak muaj para se të ndërronte jetë.

 

“E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donte të dëgjonit diçka të re nga AI”, u shpreh Barbara Dini në rrjetet sociale.

 

Ergi Dini u shua në moshën 22-vjeçare, në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur para pesë vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *