Opinionistja e Ferma VIP, Sonila Meço mungoi mbrëmjen e djeshme në spektakël pasi kishte humbur babain. Pasi Fjoralba dha lajmin e trishtë LIVE në Ferma VIP, Sonila Meço ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku me dhimbje ndan lajmin e trishtë me ndjekësit e saj.

“Në pasditen e ngrohtë të një prilli të jashtëzakonshëm, vetëm një javë para ditëlindjes, babai ynë i shtrenjtë Tomor Meço (gjyshi Tomi) u shua butë e paqtë pas disa javësh të vështira”.

Lexo edhe :

Related Posts

Sonte presim të afërm, miq e të shtrenjtë, që duan të ndajnë dhimbjen me familjen tonë, megjithatë shumë janë larg, në vendet ku jetojnë e punojnë.

Faleminderit për ccdo mesazh e mbështetje në këtë ditë të trishtë të shndërrimit të një burri të rrallë në engjëll mbrojtës për mama Letën, Rezin, mua e të shtrënjtët tanë!”, shkruan moderatorja./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *