Subscribe

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombule në Fier.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Patos.

 

Bombula e gazit ka shpërthyer në banesën e Fatmir Saliaj në lagjen “Grizë Lënginas”, ku ky i fundit së bashku me Ylvie Saliaj dhe Daniela Shpërdheja kanë marrë djegie trupore dhe janë dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

 

Fier/Informacion paraprak

 

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

 

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *