E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

U shpall “Njeriu i ndeshjes”/ Kante jashtëtokësor, i sfidoi të gjithë duke mbajtur Ramazan

Nuk ka rëndësi se cilin ka kundërshtar, veten apo të tjerët. Ngolo Kante është një njeri me “7 shpirtra”.

Mesfushori francez ka zhvilluar një tjeter ndeshje të pabesueshme kundër Real Madrid, që I shërbeu skuadrës së tij Chelsea për të siguruar finalen e madhe të Uefa Champions League.

Ndonëse golat I shënuan Verner dhe Mount, futbollisti francez u shpall nga Uefa më I miri I ndeshjes, një performance që I ngjante asaj të ndeshjes së parë në Madrid.

Përvecse vraponte si I cmendur në fushën e lojës duke mbuluar disa zona, ai fitoi shumicën e dueleve me kundërshtaret dhe më së shumti ishte protagonist konkret në të dy golat e londinezeve.

Reklamë

Ah, ka edhe dicka tjetër jo pak të rëndësishme.

Mos harrojmë që Kante është një besimtar I devotshëm mysliman dhe është duke mbajtur Ramazan, dyfish arsye për ta konsideruar stratosferike paraqitjen e tij.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë