E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 16 minuta më parë
Bota

U shkatërrua nga ISIS, Iraku nis rindërtimin e xhamisë historike

Një udhëheqës fetar i Irakut vuri gur-themelin për rindërtimin e Xhamisë së Madhe të Mosulit Al-Nuri, e cila është rrënuar nga militantët e grupit Shteti Islamik (IS).

 

Abdul Latif al-Humayimit iu bashkuan në ceremoni edhe personalitete të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.

 

Reklamë

Xhamia, minarja e pjerrët e së cilës ka qenë një nga monumentet më të famshme të Mosulit, është vendi ku udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ka shpallur “kalifatin” në vitin 2014.

 

Grupi xhihadist e ka hedhur atë në erë vitin e kaluar, derisa forcat qeveritare kanë rimarrë kontrollon e Mosulit.

 

Beteja për Mosulin ka zgjatur pothuajse nëntë muaj ku u vrane mijera njerez.

Vazhdo të lexosh

Reklamë