U shfaq e zhveshur në tapetin e kuq të Grammy, Bianca Sensori dhe Kanye West përjashtohen nga ceremonia

Bianca Sensori bëri një nga daljet e saj më provokuese publike herët këtë mëngjes në tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy , me bashkëshortin e saj, Kanye West, në krah.
Ndonëse fillimisht u shfaq me një pallto të zezë që i mbulonte të gjithë trupin, kur 30-vjeçarja arriti në pikën ku ndodheshin fotografët, ajo hoqi gëzofin dhe tregoi gjithçka. Bianca Sensori nuk kishte mbante asnjë veshje të brendshme nën mini-fustanin transparente, duke ekspozuar gjithçka.
Ky veprim nxiti reagimin e menjëhershëm të organizatorëve, të cilët kërkuan largimin e çiftit West-Sensory. Sipas informacioneve, largimi i çiftit është kujdesur nga efektivët e policisë.
Siç tha një burim për Page Six, Kanye West dhe Bianca Sensori u larguan “pas zgjedhjes së tyre të çmendur, e cila ishte një përpjekje për të kopjuar kopertinën e albumit të reperit të titulluar Vultures”.
/vizionplus.tv




