Subscribe

Kanë dalë pamjet nga supervila luksoze e sekuestruar në Elbasan e cila është në pronësi të Gentian Sharrës.

 

Më herët policia njoftoi se gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit uniformat blu arritën të sekuestrojnë një pasuri prej 5 milionë eurosh.

 

Kjo pasuri e jashtëligjshme i përket Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharrës, të cilat janë vila, biznese dhe sipërfaqe të ndryshme toke në Elbasan.

 

Gentian Sharra është arrestuar në akuzën e grabitjeve me dhunë, ndërkohë që emri i tij doli në skenë pas dëshmisë së dhënë për SPAK nga Nuredin Dumani.

 

Gjatë fjalës së tij, Çipa paralajmëroi se aksionet e policisë në Elbasan do të vijojnë edhe ditët në vijim, ku priten të arrestohen të tjerë shtetas të implikuar në botën e krimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *