Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli...

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

U sanksionua nga SHBA, në Serbi kërkohet shkarkimi i Vulinit

11 Korrik 19:50

Pasi administrata amerikane e vendosi në listë të zezë drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, zyrtarët institucionalë në Serbi nuk kanë pranuar që të komentojnë këtë vendim.

 

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë Vulinin, Qeverinë serbe dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, si dhe disa anëtarë të partisë në pushtet, por ata nuk ishin të qasshëm për koment.

 

Ndërkaq, një pjesë e opozitës serbe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Vulinit nga drejtimi i BIA-s.

 

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), subjekt opozitare pro-evropian, deklaroi se kërkon nga kryeministrja Ana Bërnabiq, që në seancën e ardhshme të Qeverisë, ta shkarkojë menjëherë Aleksandar Vulinin nga pozita e drejtorit të BIA-s.

 

“Dihet që Aleksandar Vulin është kërcënim për sigurinë e Serbisë dhe rajonit dhe ishte vetëm çështje kohe që akuza të tilla të bëheshin. Fakti që një person i pakualifikuar si Vulini është në krye të BIA-s është gisht në sy për krejt botën dhe të gjithë qytetarët e Serbisë. Ai duhet të shkarkohet menjëherë”, tha përmes një deklarate Pavle Gërboviq, deputet i PSG-së.

 

Ai shtoi se fakti që drejtori i BIA-s është nën sanksione do të thotë se “Serbia është e kompromentuar sepse një person i tillë, që mban në pozitë të tillë, paraqet kërcënim direkt për sigurinë dhe është problem për të gjithë qytetarët”.

 

“Nuk duhet të lejojmë që i gjithë shteti të futet izolim”, theksoi ai.

 

Vulin u sanksionua për pretendime se është përfshirë në afera korruptive dhe trafikim të narkotikëve, por edhe për lidhjet e tij me Rusinë.

 

“Ai ka përdorur pozitat publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanin Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”, u tha në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit.

Anëtarja e Komitetit të Parlamentit serb për kontroll dhe siguri të shërbimeve, Marinka Tepiq, nga Partia pro-evropiane për Liri dhe Drejtësi shkroi në Twitter se “Vulin është nën sanksione amerikane nën dyshimet për korrupsion dhe trafikim me narkotik. Le të shohim se çfarë mesazhi do të jetë ky për [presidentin e Serbisë] Aleksandar Vuçiç”, shkroi ajo.

 

Borko Stefanoviq nga po e njëjta parti tha se për herë të parë në historinë e re serbe, kreu i një agjencie të sigurisë futet në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe përfshirjes në trafikim të drogës.

 

“Vulin është një dëm i madh për shtetin dhe interesat e qytetarëve”, tha Stefanoviq.

 

Ndërkaq deputeti nga lista pro-evropiane “Ne mundemi së bashku”, Nebojsha Zelenkoviq, tha se “rrethi po ngushtohet”.

 

Ish-anëtari i Partisë Progresiste Serbe – që është në pushtet – Dragan Shormaz, tha se sanksionimi i Vulinit “është vetëm fillimi”, pasi sipas tij, në listën e sanksioneve do të futen edhe “bashkëpunëtorë të tjerë të ngushtë” të presidentit Vuçiç.

 

Çfarë thotë ligji?

 

Ligji për BIA-n thotë se drejtori i kësaj agjencie zgjidhet dhe mund të shkarkohet nga Qeveria, por kushtet që drejtori duhet të plotësojë nuk specifikohen në legjislacion.

 

Sipas ligjit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i ofron opinionin e tij Qeverisë lidhur me propozimin për emërimin apo shkarkimin e drejtorëve të agjencive të sigurisë.

 

Në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, veç të tjerëve, anëtar janë edhe presidenti i Serbisë, kryeministri, ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm./REL/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Aleksandar Vulin Sanksione SHBA

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnikov

më shumë...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për protestën: S’mund të dorëhiqemi dhe të lëmë çdo gjë në mes

më shumë...

Qeveria miraton 300 kredi të buta për administratën, nga 1 korriku pensionet rriten me 2.7%

më shumë...

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër, rreth 5 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:26

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe...

9:57

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk...

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

7:16

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në...

6:49

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të...

6:09

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri...

5:20

Dyndja drejt Juglindjes “paralizon” qarkullimin, radhë kilometrike...

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

Më të klikuarat

  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.