Një person ka humbur jetën në Vlorë, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure në shkallët e Kuzum Baba-së.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa po punohet për identifikimin e personit që ndërroi jetë.

 

Njoftimi i policisë:

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.

 

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *