Një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh në Elbasan. Sipas policisë, në datën 3 prill, rreth orës  22:00, në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar pa shenja jete shtetasi I. G., 69 vjeç.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke lëvizur me biçikletë, në fshatin Bradashesh, akidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë në një pusetë të hapur”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *