Një 83-vjeçame polake ka humbur jetën ditën e sotme në afërsi të një hoteli në Malin e Robit.

 

Policia njofton se e moshuara është rrëzuar aksidentalisht në trotuar.

 

Ajo u transportua në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte.

 

Kavajë/Informacion paraprak

 

Më datë 03.06.2023, në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, është rrëzuar aksidentalisht në trotuar shtetasja polake L. M., 83 vjeçe.

 

Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *