Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka ripropozuar David J. Kostelancik si ambasador të SHBA në Shqipëri.

“David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër-Këshilltar, për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më 4 janar, propozimi i Presidentit Biden për ambasador në Shqipëri, David Kostelancik, u kthye nga Senati amerikan.

Kostelancik u nominua nga Presidenti Biden si ambasador për Shqipërinë në muajin janar të 2023. Aktualisht ai është diplomat i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër.

Ai ka filluar të shërbejë si këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *