Qeveria e Holandës reagoi zyrtarisht në lidhje me refuzimin që Komisioni i Europës i bëri kërkesës së këtij vendi për kthimin e regjimit të vizave për shqiptarët.
Qeveria njoftuar përmes një letre ambasadën e vet në Tiranë duke konfirmuar se Komisioni Europian ka dal në përfundimin se kushtet teknike për të aktivizuar mekanizmin e bllokimit të vizave nuk plotësohen.
Por gjithsesi, në letër theksohet se Komisioni beson se Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të adresuar çështjen e aplikimeve të pabazuara për azil dhe për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar.
Gjithashtu sipas autoriteteve holandeze, sinjali që vjen nga letër-kërkesa vijon të jetë i rëndësishëm si dhe vë në dukje se Holanda do të punojë me Shqiperinë për të parë se si shqetësimet në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Hollandës mund të adresohen në mënyrë më efikase.





