E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U qëllua me breshëri plumbash në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla

Në gjendje të traumatizuar dhe paniku, pas atentatit të 18 dhjetorit 2024, Kevin Hajrulla është marrë në pyetje nga blutë e Vlorës në ambientet e Tiranës. Kevin Hajrulla nuk e ka ndihmuar aspak grupin hetimor me dëshminë e tij.

“Nuk kam konflikte me asnjë. Nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur. Jam kushëri me Inezin, por jam takuar rrallë më pare”, tha ai.

Reklamë

I pyetur për momentin e atentatit, Kevin Hajrulla kujton pak nga ngjarja, por jo plotësisht. Deri tani, Hajrulla ka kryer tre ndërhyrje kirurgjikale për të hequr të gjitha predhat, por sipas mjekëve do t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve të tjera.

Ndërkohë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet kanë avancuar nëpërmjet këqyrjes së kamerave të sigurisë, por deri tani ende nuk është bërë identifikimi i autorëve.

Reklamë

Kur Hajrulla pyetej për momentin e atentatit, mësohet se kalonte në gjendje paniku.

“Jam traumatizuar dhe nuk mbaj mend momentin, as personat. Nuk kam parë gjë,” është shprehur ai.

Kevin Hajrulla u plagos rëndë më 18 dhjetor në lagjen “24 Maji”, ndërsa ishte duke lëvizur me automjetin e tij “Mercedes-Benz”. Ndaj tij u qëllua me mbi 50 plumba, ndërsa u plagos edhe një tjetër person rastësisht në vendngjarje.

Hajrulla është duke marrë mjekim në Tiranë pas plagëve të shumta të marra në pjesë të ndryshme të trupit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë