E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U qëllua me 10 plumba në ishullin grek/ Ja kush është 51-vjeçari shqiptar që iu bë atentat, i përfshirë në vrasjen e biznesmenit

Andrea Kalemi është 51-vjeçari shqiptar që u qëllua me 10 plumba mbrëmjen e djeshme në Greqi.

 

Reklamë

Kalemi ndodhet në spitalin e Janinës në gjendje kritike për jetën, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.

 

Reklamë

Kalemi dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, në fillim të muajit janar të këtij viti.

 

Policia ka nisur kontrollet nga toka dhe ajri për gjetjen e autorit.

 

Në vendin e ngjarjes u gjetën 14 gëzhoja, 10 plumbat e të cilave prekën trupin e Kalemit. Ai rezulton të ketë kaluar për pushime në territorin grek në datën 5 gusht nga pika kufitare e Kakavijës, me bashkëshorten dhe 3 fëmijët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë