Të paktën 44 persona kanë humbur jetën teksa po përpiqeshin të kalonin shkretëtirën e Saharasë. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, mësohet se ata kanë vdekur për shkak të mungesës së ujit pasi kamioni me të cilin po udhëtonin u prish, duke i lënë ata në mes të të nxehtit të madh.

 

Kryqi i Kuq, sipas dëshmive që ka mbledhur, raporton se emigrantëve që kanë ndërruar jetë ka edhe fëmijë.

 

Ngjarja ka ndodhur në Nigerinë veriore ndërsa sinjalin për ngjarjen e rëndë e kanë dhënë gjashtë të mbijetuar të cilët arritën në një fshat aty pranë, shkruan “BBC”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *