E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U plagosën 4 persona, policia jep detaje nga aksidenti në Shkodër

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e kësja të enjteje në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

 

Reklamë

Aksidenti ka ndodhur rreth ora 17:50,në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, ku  mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin  S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe,  banues në L. 3 Heronjtë, janë përplasur me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe,  banues në L. Guerrile, Shkodër

 

Për pasojë, sipas policisë, janë demtuar të 4 shtetasit, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.

 

Ndërkohë po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë