E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U plagos nga shpërthimi i bombolës, ndërron jetë nëna e tre fëmijëve

Ka ndërruar jetë këtë të martë në spitalin e Tiranës, Mimoza Selimi, gruaja 42 vjeçare me 3 fëmije e cila u plagos në datën 17 korrik në banesën e saj në Selenicë të Vlores pas shperthimit të bomblës së gazit.

 

Selimi ka ndërruar jetë rreth ores 16:00. Edhe pse fillimisht u dha shpresë për dërgimin e saj në Turqi për mjekim të specializuar, një gjë e tillë nuk u realizua për shkak të mungesës financiare nga ana e familjes.

 

Reklamë

Sipas mjekeve djegia rezultoi fatale për shkak se 42 vjeçarja kishte marrë dëmtime edhe në mushkri.

 

Si pasojë e shpërthimit, përveç 42 vjeçares mbeti I plagosur rëndë edhe bashkëshorti I saj, Rexhep Selimi, 49 vjeç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë