Edmond Papaj, i cili u plagos në një lokal në zonën e Komunës së Parisit, u transportua në gjendje të rënë në Spitalin e Traumës.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Papaj ka ndërruar jetë në spital, pak minuta pas mbërritjes.

 

Deri tani nuk dihet arsyet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorit.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”,  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

 

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *