Subscribe

Luan Hushi, 55 vjeç i cili u plagos mëngjesin e sotëm në pyllin e fshatit Zgërdhesh të Krujës ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

 

Sipas informacioneve, mësohet se Hushi ka mbërritur në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.

 

Autori i ngjarjes Klodjan Keqi është në kërkim nga policia.

 

Sherri mes të dyve nisi për drutë e zjarrit, që më pas agravoi në përdorimin e armës. Klodjan Keqi, e qëlloi në bark me kallashnikov 55 vjeçarin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *